Pas një vere plot me aktivitete të panumërta në çdo orë të ditës, duke tërhequr mjaft vizitorë vendas dhe të huaj, Pazari i Ri i është nënshtruar këto ditë pastrimit të tij të plotë. Punonjës të shumtë kanë nisur larjen dhe dizinfektimin e sheshit kryesor ku organizohen panaire dhe ngjarje të shumta artistike, ndërkohë që vëmendje i është kushtuar dhe pastrimit të stolave apo të bordurave të ndryshme.
Pazari i Ri, i cili konsiderohet si një nga xhevahirët e rinj që i është shtuar Tiranës pas rehabilitimit të plotë nga ana e Bashkisë së Tiranës, është tashmë gati për të pritur vjeshtën me akoma më shumë gjallëri.
Ismet Lile pas 14 vitesh emigrimi në Greqi u kthye në vendlindje
Ismet Lile pas 14 vitesh emigrimi në Greqi u kthye në vendlindje në fshatin Katundishtë të Këlcyrës, ku bashkë me vajz...