Tiranë, nis rehabilitimi i lagjeve në “Rrugën e Kavajës”

66

Një tjetër lagje në kryeqytet po transformohet tërësisht. Pas rehabilitimit të rrugës së Kavajës, një vëmendje i është kushtuar edhe përmirësimit të lagjeve në të dy anët e saj.

Qytetarët e kësaj zone në ”Rrugën e Kavajës” po i gëzohen edhe asfaltimit tek pragu i shtëpisë së tyre duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza për shkak të mungesës së investimeve prej 27 vitesh.