Tiranë, rikualifikim urban bllokut të banimit në Allias

263

Deri para pak muajsh e gjithë zona përreth rrugës “Njazi Meka” në Njësinë Nr.4 konsiderohej si një lagje e dorës së dytë, pasi mungonte infrastruktura urbane dhe ajo e ofrimit të shërbimeve. Sot e gjithë kjo zonë ka jo vetëm çerdhe, kopshte, shkolla e mensa sociale që ofrojnë të gjitha standardet, por edhe një mobilim urban nga më të mirët në Tiranë.

Investimi shtrihet në një sipërfaqe prej 58 hektarësh dhe me 35 segmente rrugore dhe sheshe që rehabilitohen. Zona në të cilin shtrihet projekti kufizohet nga rrugët: “Njazi Meka”–“Grigor Prelecev”–“Niko Avrami”–“Spiro Çipi” –“Fitnete Rexha”–“Myslim Keta”–“ Skënder Vila” dhe Lumi i Tiranës”, shtrihet në pjesën Veri – Lindore të qytetit të Tiranës si pjesë e territorit administrativ të Njësisë Bashkiake Nr. 4.

Edhe në këtë bllok janë aplikuar standardet më të mira me kanalizim të ujërave të bardha, të ujërave të zeza, trotuare, linjat elektro-telefonisë, ndriçimit, muret dekorative rrethuese, muret pritëse, muret mbajtëse.