Tiranë – Salla e Koncerteve në Universitetin e Arteve po ndryshon pamje

13

Salla monumentale e Koncerteve në Universitetin e Arteve shumë shpejt do të jetë gati për të pritur studentë, artistë dhe spektatorë.

Kjo sallë po restaurohet sipas standardeve bashkëkohore falë një financimi të qeverisë shqiptare në bashkëpunim me TAP Shqipëri.

Përgjatë viteve, këto ambiente mbresëlënëse kanë pritur një sërë aktivitetesh kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare, nga shfaqe teatrale në koncerte. Salla e rinovuar e koncerteve në Universitetin e Arteve të Tiranës, do të sjellë përfitime jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por edhe për të gjithë komunitetin kulturor shqiptar.

TAP financon 1,7 milionë euro për restaurimin e Sallës së Koncerteve në UAT, një nga investimet më të mëdha sociale dhe mjedisore të TAP-it në Shqipëri, investim ky që i shtohet një liste të gjatë investimesh në arsim, infrastrukturë, kulturë dhe mjedis.