Trajnim në Vjenë për konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore

1

Ekspertët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore po ndjekin një trajnim pranë Institutit të Konservimit dhe Restaurimit, në Universitetin e Arteve të Aplikuara të Vjenës.

Trajnimi, i cili zhvillohet në kuadër të projektit Workshop of Qesarati, “Kestorati, in the frame of 18th century painting”, ka në thelb praktikën e restaurimit përmes pajisjeve dhe metodologjisë si dhe punën për konservimin dhe restaurimin e artefakteve, që përbëjnë trashëgimi kulturore.

Gjatë trajnimit u diskutua rreth përmbajtjes dhe qëllimit të projektit, punës së deritanishme, si edhe u drejtuan pyetje ndaj Institutit të Fizikës Bërthamore të Aplikuar, në laboratorët e të cilit po analizohen kampionet e marra në kishat ku kjo atelie vendase e shek.XVIII ka pikturuar.

Ky program kishte të përfshirë edhe vizita në laboratorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Seibersdorf, si edhe në laboratorët e atelietë e Vjenës: Arsenal dhe Mauerbach, të Autoritetit Federal Austriak të Monumenteve.

/ata.gov.al