“Open port”, APD fton qytetarët të vizitojnë anijen ushtarake “TCG KINALIADA”

21

Autoriteti Portual Durrës fton qytetarët të dielën, më 26 nëntor, të vizitojnë nga afër anijen ushtarake turke “TCG KINALIADA”.

Sipas APD-së, vizita në këtë anije është një mundësi shumë e mirë për dashamirësit e detarisë që të njohin nga afër kapacitetet e këtij mjeti modern dhe për të mësuar më shumë nga ekuipazhi për jetën dhe profesionet në det.

“Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të zbatojnë rregullat e sigurisë portuale në hyrjet dhe zonat e kalimit të dedikuara në Portin e Durrësit”, theksoi APD.

“TCG KINALIADA” është anija e katërt dhe e fundit e ndërtuar në emër të Forcës Detare Turke nga Komanda e Kantierit detar të Stambollit,në kuadër të Programit MILGEM.

Ndërtimi i saj filloi më 8 tetor 2015, u vendos në platformë më 18 qershor 2016 dhe më 3 korrik 2017 është hedhur në ujë.

Anija ka kryer lundrimin e parë më 25 mars 2019 dhe është futur në shërbim më 29 nëntor.

/ata.gov.al