Tuneli i Llogarasë i hapur i gjithi, po bëhet betonimi final

14

Në këtë tunel po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit.

Gjithashtu është hapur tuneli i emergjencës ku po punohet me elementet e sigurisë.

Tuneli i Llogarasë është një ndër veprat më të mëdha publike 20 km në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt tëdrejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit.

Tuneli kryesor është i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.

Gjithashtu tuneli është i pajisur në secilën anë me trotuare 1.17 m të gjerë. Tuneli kryesor është 7.70 m i gjerë dhe 4.70 m i lartë, si dhe i pajisur me sistem ajrimi, si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore.

Ndërsa tuneli ndihmës lidhet me tunelin qendror me 11 dalje, 5 prej të cilave janë dalje për automjete, ndërkohë 6 të tjerat janë për aksesin e këmbësoreve.

Lartësia e tunelit kryesor është 4. 7 m ndërkohë që gjerësia e gjithë rrugës 7.7 m. 1.7 m janë të vendosura si trotuar për të gjitha rastet e emergjencës siç parashikohet në kodin e sigurisë.

/ata.gov.al