Veliera “Sea Cloud” me 55 turistë të huaj viziton Durrësin

0

Në kalatën nr.5 të Portit të Durrësit u ankorua sot veliera luksoze  “Sea Cloud”, e cila mbërrin për herë të tretë që nga fillimi i këtij sezoni turistik.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se ka marrë masat për krijimin e kushteve normale gjatë qëndrimit ditor të velierës në port.

Kjo anije ka nisur lundrimet turistike në vitin 2012. Me velierën kanë mbërritur në Durrës 55 turistë amerikanë, ndërsa nuk mungojnë edhe turistë nga Ekuadori, Gjermania e Kroacia.

Veliera luksoze ka një personel prej 58 personash.

Nga të dhënat e agjencisë pritëse, veliera vjen në Durrës nga Kotori (Mali i Zi) dhe rreth orës 17.00 të ditës së sotme do të lundrojë drejt Porto Palermos (Shqipëri).

/ata.gov.al