Vetëm 17 km nga Tirana, nis hapja e shtigjeve në qytetin e lashtë ilir në Persqopi

40

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Tiranë ka nisur punën për hapjen e shtigjeve për këmbësorë në qytetin e lashtë ilir në Persqopi.

Vetëm 17 km nga Tirana, ndodhet Persqopi, ky qytet i lashtë ilir, i ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. IV p.e.s. Muret mbrojtëse janë ndër më të mirëmbajturat në trojet shqiptare dhe hyrja është 2.6 m e gjerë.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Tiranë ka nisur punën për hapjen e shtigjeve për këmbësorë, sistemim, disiplinim dhe çlirimin nga vegjetacioni i ulët, rreth e përqark bastionit jugor si dhe zbankimin e dheut, për evidentimin e të gjitha gjurmëve të monumentit. Ndërkohë, rilevim i saktë i murit është duke kaluar në fazën e dytë të projektit të plotë, të ndërhyrjeve konsoliduese.