VIDEO fantastike/ Foka mesdhetare, specia e rrallë filmohet në parkun detar Karaburun-Sazan

30

Foka mesdhetare, e njohur me emrin shkencor Monachus monachus, është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare. Prania e saj u kap në kamera në parkun detar kombëtar Karaburun-Sazan, pjesë e zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës.

Më pak se 700 individë mendohet të kenë ngelur nga kjo specie, gjë e cila e rendit ndër speciet e rrezikuara në mënyrë kritike si në Listën e Kuqe të specieve në Shqipëri, ashtu edhe në Listën e Kuqe të IUCN-së.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, në bashkëpunim me peshkatarët e zonës, akuakulturën dhe agjensitë turistike siguron informacionin e nevojshëm nga vëzhgimet në terren, bashkëpunim i nevojshëm për sigurimin e mbrojtjes së fokës dhe rritjen e mundësisë për suksesin e riprodhimit në vendin tonë.