Viti i ri shkollor, drejt përfundimit punimet në 86 shkolla të Kukësit

241

86 shkollat e sistemit parauniversitar në bashkinë e Kukësit do të jenë gati të presin nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor më 17 shtator.

Bashkia e qytetit verilindor është në fazën e fundit të ndërhyrjeve për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e institucioneve arsimore dhe bazës materiale.

Po riparohen çatitë, dyert e dritare të dëmtuara, sikurse edhe bankat, karriget dhe ambiente të brendshme të dëmtuara apo amortizuara ndër vite.