WhatsApp: Së shpejti bisedat e fshehura me gjurmë gishtash

0

Aplikacioni WhatsApp, në pronësi të Mark Zukenberg po punon për të prezantuar një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të rrisin privatësinë e bisedave të tyre.

Siç parashikohej nga faqja WabetaInfo, klienti i mesazheve Meta-Facebook së shpejti mund të lançojë opsionin e ‘kyçjes së bisedës’.

Me këtë, përdoruesit do të kenë mundësinë të kyçin një bisedë të vetme, e cila mund të lexohet vetëm me hyrjen me gjurmë gishtash.

“Për të mbrojtur privatësinë tuaj, një bisedë e kyçur nuk mund të hapet pa gjurmë gishtash ose kod kalimi. Gjithashtu, nëse dikush përpiqet të hyjë në telefonin tuaj dhe nuk arrin të sigurojë vërtetimin e nevojshëm, do t’i kërkohet të pastrojë bisedën për ta hapur atë”, shpjegojnë nga kompania.

WhatsApp do të fshehë bisedat e zgjedhura nga përdoruesi, duke i bërë ato të palexueshme për sytë kureshtarë. Deri më sot, tashmë është e mundur të bllokohet i gjithë aplikacioni me një kod personal ose gjurmë gishtash, por metoda e identifikuar nga WabetaInfo prezanton një nivel shtesë mbrojtjeje të aplikuar për bisedat e zgjedhura.

Funksioni mund të aktivizohet drejtpërdrejt nga menyja e informacionit të bisedës, si me kontaktet individuale ashtu edhe ato në grup.

Të gjitha bisedat e etiketuara si ‘të fshehura’ do të jenë të dukshme vetëm duke hyrë në këtë faqe specifike dhe do të hiqen nga lista e historikut që shfaqet kur hapet klienti.

Megjithatë, teknikët e WabetaInfo raportojnë se fotot dhe videot në bisedat e bllokuara nuk do të ruhen automatikisht në galerinë e smartfonëve, siç është rasti për bisedat tradicionale.

/ata.gov.al