Durrësi edhe në vjeshtë destinacion i jahteve dhe kroçerave

19

Porti i Durrësit vazhdon të jetë destinacion i preferuar i jahteve dhe kroçerave me turistë nga vende të ndryshme të botës.

Që nga fillimi i vitit në kalatat qendrore të portit më të madh të vendit janë akostuar 18 kroçera me 3,834 turistë nga më shumë se 50 vende, ndërsa numri i jahteve arrin në 427.

Të dielën e kësaj fundjave pritet të mbërrijë kroçera “Nautica”, e cila ka nisur një udhëtim turistik në disa porte të Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë.