Media gjermane: Ilirët ndër më të lashtët e Europës, ndërtuan qytetet e para 3 mijë vjet më parë

2770

Me titullin “Shqipëria – vendi dhe njerëzit”, media bavareze ansbachplus.de, ka shkruar një tekst të shkurtër, por plot ditirambe ndaj vendit shqiptar.

Shkrimi i plotë:

“Shqipëria është një vend relativisht i panjohur, ndaj së cilës janë shpërndarë shumë paragjykime. Është një vend i pambaruar, ku në 1990 kaloi paqësisht nga diktatura në liri. Atëkohë vendi ishte ekonomikisht në tokë. Me këtë situatë, Shqipëria kërkoi një rrugë të qëndrojë në këmbë, pa ndonjë ndihmë të rëndësishme nga jashtë.

Është ndër vendet me historinë më të lashtë të Europës, pasi ilirët kanë ndërtuar qytetet e para prej vitit 1100 para erës sonë. Dhe shqiptarët janë një komb shumë mikpritës. Edhe nga kjo mund të mësohet shumë nga kombi që ndodhet në kufijtë e Ballkanit”.