Viti i ri shkollor/ Libra falas për komunitetin rom dhe egjiptian

0
26

Libra falas për nxënësit e fillores, por edhe për nxënësit e komunitetit rom në shkollën 9-vjecare.

Komuniteti rom përfiton librat falas për fëmijët e tyre për të gjithë ciklin 9-vjeçar dhe kjo do të bëjë që fëmijët e këtij komuniteti të mos largohen nga shkollimi.

Sot u shperndane libra falas ne shkollën 9 -vjeçare në Moravë  për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt dhe për nxënësit e komunitetit rom deri në klasën e nëntë.

Vetëm në shkollën e Moravës, përfitojnë libra falas 112 nxënës të komunitetit rom nga 170 nxënës që ka kjo shkollë. Rreth 195 mijë fëmijë, në të gjithë vendin, po pajisjen me të gjithë librat e nevojshëm shkollorë falas.

Në këtë program përfshihen 125 mijë fëmijë të klasave 1-4 si dhe 70 mijë fëmijë të të gjitha klasave, që përfitojnë si pjestarë të familjeve në nevojë.