12 fakte mbi shegën, mbretëreshën e frutave

419

Në fillim të vjeshtës, shega është mbretëresha e frutave. Ajo përmban taninë, sheqer, proteina, vitaminë C etj.

Shega përmban pothuajse dy herë më shumë vitamin C se molla. Sipas Mjekësisë Kineze ngrënia e shegës në vjeshtë na ndihmon të ruajmë lëkurën nga i ftohti I dimrit. Shega përdoret në forma të ndryshme si lëng, në gatim, në kokteje etj.

Shega është një frut që është përdorur që nga koha e Hipokratit. Mjekësia tradicionale përdor lëkurën, gjethet dhe farat e saj për të luftuar diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën.

12 fakte mbi shegën:

  1. Shega njihet si simbol i pjellorisë
  2. Brenda një shege ka rreth 800 kokrra të vogla ngjyrë të kuqe
  3. Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe zvogëlon ngarkesën kardiake.
  4. Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë.
  5. Lëngu i shegës është ideal për flokët, lëkurën dhe thonjtë falë përbërësve që ka
  6. Shega është e mbushur me antioksidantë
  7. Parandalon kancerin e mushkrive, të prostatës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, etj.
  8. Studimet e fundit tregojnë se konsumi i një shege si lëng rrit perqendrimin
  9. Lëngu i shegës shuan etjen, hap oreksin
  10. Shega reduktopn rrudhat në fytyrë dhe i jep freski asaj
  11. Lëngu i shegës ka 3-4 herë më shumë antioksidantëve se rrushi i zi, çaji jeshil dhe vera e kuqe.
  12. Është shumë e pasur me kalium, hekur dhe vitaminat A,C dhe E.

Shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin. Ajo është fryti “shërues” i pasur me antioksidantë, gjithmonë vlerësuar si simbol i shëndetit.

Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror. Shkencëtarët konsiderojnë që ajo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës tek obezët me 17 për qind. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.

Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet mjekim i shkëlqyeshëm kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit,etj. Ajo shërben për forcimin e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore. Sipas specialistëve nëse konsumojmë një gotë lëng shege në ditë do të jetojmë gjatë dhe të rinj falë antioksidantëve me shumicë tek shega. Shega i kthen elasticitetin lëkurës, duke luftuar njëkohësisht kundër ekzemave, psoriazës dhe lëkurës të djegur nga dielli. Acidet yndyrore që përmban reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve.

Studimet shkencore të ditëve të sotme po hedhin dritë mbi të vërtetat; përse kjo bimë është bërë kaq e dashur deri mitike nga të gjithë popujt e botës!? Që në lashtësi, rreth 3000 vjet më parë, njerëzimi i ka pikasur cilësitë e veçanta të kësaj bime në drejtim të luftimit të sëmundjeve dhe përmirësimit të shëndetit njeriut. Studime shkencore rreth përfitimeve mjekësore nga shega kanë qenë të pakta. Deri tani, shkencëtarët e mjekësisë moderne janë befasuar nga të dhënat e para që kanë zbuluar në drejtim të dobive shëndetësore për njeriun, dhe e kanë cilësuar si një bimë “çudibërëse”. Në kokrrat e shegës është zbuluar një lëndë që quhet punicalagins, një antioksidant që e përmban vetëm shega.

Kuron:

-Sëmundjet e stomakut

-Sëmundjet e zorrëve

-Dhimbjet e barkut

-Hemorroidet

-Ënjtjen e bajameve

-Acarimin e mishrave të dhëmbëve