Aeroporti i Vlorës gati në mars 2025

14

Në këtë aeroport po punohet në disa fronte, tek pista, po ashtu ngritja e terminalit prej 20 mijë metrash katrorë, kullës së operimit, godinës së zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale.

Në të djathtë është kulla e kontrollit, që ka nisur nga ndërtimi. Matan kullës është ndërtesa e zjarrfikësve. Ky aeroport do të jetë kategorie 4E, një nga më të lartat në Ballkan.

Terminali ka një sipërfaqe prej 20 000 metra katrorë. Nga ana inxhinierike ka qenë një punë e komplikuar, pasi zona është 2 metra nën nivelit të ujit. Por i është dhënë zgjidhje çdo elementi. Nga ana inxhinierike iu dha zgjidhja përmes kanalit të kullimit. Pista është 2.5 metra mbi nivelin e detit dhe aeroporti në tërësi 4 metra mbi nivelin e detit. Ky aeroport do të ketë dhe një inovacion, që e kemi thënë disa herë, por që bëhet më i dukshëm: I gjithë aeroporti do të jetë i mbuluar me panele diellore. Do vendosen në mënyrë që të mos krijohen problematika me uljen e ngritjen e avionëve. Këto do të prodhojnë 5.2 MWH energji e rinovueshme, që do të jetë për nevojat e aeroportit.

OSHE po adreson kërkesën për dy linjat, një linjë kryesore dhe një backup për operimet këtu. Po ashtu po përpunohet dhe furnizimi me ujë. Pritet që të sigurohet brenda fundit të dhjetorit, dhe në fillim të 2024 do të nisi puna me rrjetin e furnizimit me ujë. Më pas bashkë me aeroportin e Munihut nis puna për certifikimit, pasi kjo procedurë nis 1 vit përpara se të mbyllet puna në aeroport. Nuk ka vonesa në asnjë prej pikave. Të gjitha punimet do të mbyllen në dhjetor të 2024.

Sot është mbyllur pjesa akademike e kontrollorëve të trafikut ajror, që janë në pjesën e mbushjes së orëve të trajnimit. Gjatë dimrit më e vështirë, por gjatë verës do realizohen pak më shpejt. Në fund të verës 2024 do jenë të certifikuar dhe gati për operim. Dy sektorë të rinj do ketë ky aeroport, mirëmbajtja e avionëve, brenda javës tjetër një konsultim të ri të konsorciumin, një prej më të mëdhenjve në Itali. Ata dhe duan hapësira për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Po ashtu dhe akademia, që pritet të nisi punë. Ajo do të fillojë në shtator 2024, maksimumi. Ka shumë mundësi që akademia të nisi në Vlorë.

/ata.gov.al