Akullore me majonezë, kjo çudi vjen nga Skocia

158

Krem, luleshtrydhe, fistik dhe … majonezë. Nga Skocia vjen akullorja me shijen e salcës që nuk do ta prisnit ta shijonit në një kaush. Përbërësi themelor i akullores së Kyle Gentleman, një artizan skocez i akullores, është një majonezë 100% me vezë të freskëta.

Është për t’u mahnitur deri në një farë pike: me shijet klasike që janë kombinuar prej vitesh me shije hibride dhe të pazakonshme, këtë vit vajrat esenciale janë në modë.

Kyle Gentleman, pronar i Ice Artisan Ice Cream në Falkirk, pranë Edinburgut, një vit më parë ishte bërë i famshëm duke bërë shijet e ndaluara nën moshën 18-vjeçare, të bazuara në likerët si frutat e pyllit Strongbow, Monster Energy dhe Jammie Dodger.

Tashmë kuzhinierët janë në punë dhe po kapin trendin e luleve të ngrënshme për t’i ofruar në shijet e akulloreve.