Ata që hanë më shumë djathë, janë më të shëndetshëm

113

Një studim i ri ka zbuluar se djathi në fakt është shumë më i mirë se ç’kemi menduar më parë – ose të paktën nuk është aq i keq sa kemi menduar më parë!

Hulumtimet e reja kanë konstatuar se personat që hanë shumë djathë janë më të hollë sesa ata që nuk hanë, dhe që faktikisht djathi nuk i rritë nivelet e kolesterolit.

Shkencëtarët kanë studiuar ndikimin e produkteve të bulmetit – qumështit, djathit, kosit, gjalpit dhe kremit – të 1,500 njerëz të moshave 18-90 vjeç.

Ata kanë zbuluar se personat që kishin konsumuar më së shumti produkte të bulmetit kishin pasur BMI (indeks të masës trupore) më të vogël, përqindje më të vogël të yndyrës në trup, bel më të hollë dhe presion më të ulët të gjakut.