Bujaria ka fuqi – Dhjetëra qytetarë dhurojnë ushqime për familjet në nevojë në Bathore dhe Kamëz

21

Ka shumë gëzim kur japim dhe asnjëherë nuk është pak!

Në kuadër të 17 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, dhjetëra qytetarë kanë dhuruar ushqime për fëmijët dhe familjet më në nevojë.

Nisma e organizuar nga World Vision Albania në bashkëpunim me Spar Albania dhe Food Bank Albania ftoi qytetarët që ndërsa bënin blerje për familjet e tyre në dyqanet Spar Albania në TEG dhe QTU të dhuronin artikuj ushqimorë edhe për familjet në vështirësi ekonomike.

Të gjitha ushqimet e mbledhura nga dhurimet e qytetarëve do të ndahen për familjetnë vështirësi në Bathore dhe Kamëz.

Bujari ka fuqi!