FOTOT/ Përfundon një tjetër aks, lidh Përmetin me Leskovikun, Ersekën dhe Korçën

271

Aksi në pjesën e unazës juglindore që lidh Përmetin me Leskovikun, Ersekën dhe Korçën është gati. Një hapësirë e jashtëzakonshme, e cila do t’i hapë rrugë agroturizmit, natyrës së jashtëzakonshme të Çarçovës, Gërmenjit e Shelegurit, turizmit kurativ të llixhave të Bënjës dhe Sarandaporit, një dritare e fluks të ri turistik.

Kjo ndërhyrje do të përfshijë përmirësimin e konektivitetit rajonal dhe ndërkufitar dhe lehtësimin e aksesit drejt potencialeve turistike të rajonit të Përmetit, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të oportunitetit për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm rajonal.

Ky aks rrugor rezulton të ketë një dimension strategjik për zhvillimin e turizmit në rajonet e Përmetit, Korçës dhe Gjirokastrës dhe i shërben banorëve jo vetëm të Ersekës, por edhe të gjithë turistëve vendas e të huaj të cilët frekuentojnë zonën juglindore të Shqipërisë.