Disa arsye pse duhet të konsumojmë çokollatë

362

1- Çokollata mbron nga hemoragjia cerebrale

Nga një studim suedez i vitit 2011, rezultoi se femrat që konsumojnë më shumë se 45 gramë çokollatë në javë kanë 20% më pak mundësi të preken nga hemorragjia cerebrale sesa femrat që konsumojnë më pak se 9 gramë çokollatë.

2- Çokollata përmirëson funksionimin e zemrës

Një nga arsyet përse çokollata e zezë është veçanërisht e shëndetshme për zemrën është aftësia e saj për të luftuar inflamacionin. Kjo redukton dhe rreziqet kardiovaskulare.

3- Çokollata lufton diabetin

Nga një studim italian i vitit 2005, rezultoi se ngrënia e rregullt e çokollatës rrit prodhimin e insulinës, duke reduktuar kështu rrezikun e diabetit.

4- Çokollata mbron lëkurën

Harrojini ato që keni dëgjuar se çokollata ju shkakton akne. Çokollata e zezë në fakt ju bën mirë për lëkurën. Antioksidantët flavonoidë që gjenden te çokollata e zezë, ju ofrojnë mbrojtje nga rrezet ultravioletë të diellit. Por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga kremi mbrojtës.

5- Çokollata përmirëson humorin

Nuk mund ta mohoni që ngrënia e ëmbëlsirave ju bën të ndiheni mirë. Shijimi i ushqimit është pjesë e kënaqësive të jetës, thekson redaktorja e “HuffPost Healthy Living”, Dr. Patricia Fitzgerald. Konsumuesit e çokollatës gjithashtu raportojnë se ndihen më pak të stresuar.

6- Çokollata përmirëson qarkullimin e gjakut

“Kakaoja ka aftësi anti-koaguluese, hollon gjakun dhe ka efekte të ngjashme me aspirinën”, shkruan doktoresha Fitzgerald. Kjo ndihmon në presionin dhe qarkullimin e gjakut.

7- Çokollata të bën më inteligjent

Rritja e presionit të gjakut që shkon drejt trurit, i shkaktuar nga flavanoli që ndodhet në kakao, duket se i bën njerëzit të ndihen më inteligjentë dhe, sipas një studimi britanik, përmirëson aftësitë përllogaritëse.

Burimi: Living