Dita Ndërkombëtare e Tropikëve

1

Organizata e Kombeve të Bashkuara kujton se sot është Dita Ndërkombëtare e Tropikëve, e cila kremton diversitetin e jashtëzakonshëm të kësaj zone të globit, duke nënvizuar sfidat dhe mundësitë unike me të cilat përballen kombet e tropikëve.

Më shumë se 125 vende përfshihen gjeografikisht, të paktën pjesërisht, në Tropik.

Vendet tropikale janë zakonisht të ngrohta dhe përjetojnë pak ndryshime sezonale në temperaturën e përditshme. Një tipar i rëndësishëm i tropikëve është mbizoterimi i shiut në rajonet e brendshme me lagështi pranë ekuatorit. Rajoni tropikal përballet me disa sfida si ndryshimi i klimës, shpyllëzimi, prerja e drurëve, urbanizimi dhe ndryshimet demografike.

OKB thotë se, kombet tropikale kanë bërë përparim të konsiderueshëm, aq sa tema e këtij viti është “ E ardhmja i takon Tropikëve”.

Sipas ekspertëve të OKB-së deri në vitin 2050, rajoni do të presë shumicën e njerëzve të botës dhe dy të tretat e fëmijëve të tij.

Biodiversiteti është më i madh në këtë zonë planetit megjithatë, humbja e biodiversitetit është gjithashtu më e madhe në Tropik sesa në pjesën tjetër të botës.

Dita Ndërkombëtare e Tropikëve u caktua për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat specifike me të cilat përballen zonat tropikale.

/ata.gov.al