e-Albania, janë gjeneruar mbi 11 milionë dokumente me vulë elektronike dhe 91134 dokumente me nënshkrim elektronik

26
Në e-Albania janë gjeneruar në total 11,354,513 dokumente me vulë elektronike dhe 91134 dokumente me nënshkrim elektronik, duke shënuar një rritje rekord edhe të shërbimeve që sot të platformë ofrohen me vulë dhe nënshkrim elektronik, edhe të aplikimeve të kryera nga qytetarët në çdo kohë.
Sot, në e-Albania kemi 1207 shërbime online, nga të cilat  238 dokumente merren në kohë reale me vulë dhe nënshkrim elektronik, për qindra aplikime të ndryshme.
 Sot, me e-Albania, procedurat janë të thjeshta, të gjitha veprimet kryhen online nga kompjuteri apo smartfoni dhe dokumenti merret në kohë reale, me vlerë të plotë ligjore.
e-Albania është pasuri kombëtare.