Eksportet e mallrave shënuan rritje me 32.6 %

1

Eksportet e mallrave shënuan rritje vjetore me 32.6 % gjatë njëmbëdhjetëmujorit, duke arritur vlerën 447 miliardë lekë.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme për 11-mujorin, sipas të cilit grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 9.7 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me 7.7 pikë përqindje, dhe “tekstile dhe këpucë” me 6.5 pikë përqindje.

Ndërkohë, importet gjatë 11-mujorit të këtij viti arritën vlerën 856 miliardë lekë, duke u rritur me 20.1 %, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8.2 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me 3.8 pikë përqindje dhe “ushqime, pije, duhan” me 2.7 pikë përqindje.

Deficiti tregtar arriti vlerën 409 miliardë lekë, duke u rritur me 8.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

ata.gov.al