Emigrantët shqiptarë u dërguan prindërve 376 milionë euro në 6 muaj, shifra më e lartë që prej 2010

21

Paratë që emigrantët sjellin tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë vijuar të rriten edhe në 6 muajt e parë të këtij viti.

Sipas bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, të publikuar sot, rezulton se gjatë periudhës janar-qershor 2022, emigrantët kanë sjellë në total rreth 376 milionë euro, me një rritje prej 10.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Ky është niveli më i lartë i remitancave që nga viti 2010”, bën të ditur Banka e Shqipërisë.

Italia dhe Greqia kryesojnë si vendet prej nga vinë prurjet më të larta, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje, e më pas vijnë Anglia,  Gjermania, Zvicra e SHBA.