Festivali “Ditët e Mokranjac” bashkon Shqipërinë e Serbinë

145

Atë që nuk arrin ta bëjë politika, përherë e më shumë po e bën arti e kultura, duke bashkuar popujt, madje edhe ato që deri dje nuk shquheshin për fqinjësi të mirë.

I tillë është rasti i festivalit të 53-të koral “Ditët e Mokranjac” në Negotin të Serbisë, ku mori pjesë edhe kori “Rozafa Expression” nga qyteti i Shkodrës, i drejtuar nga profesor Zef Çoba.

Mes koreve më të mira nga Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Sllovenia, falë interpretimeve origjinale, programit të zgjedhur dhe larmishëm që nga këngët lirike  “Si bylbylat në prandverë” e kënduar Acappella, vepra korale e kompozitorit Stevan Mokranjac, Bie Lodra e Milto Vako apo perla shkodrane “Per mue paska kenë kismet”, që u këndua nga Miranda Gjinaj (Ndoja), vajza e këngëtarit të mirënjohur Bik Ndoja.

Ky kor arriti të korrë sukses në këtë festival që në prezantimin e parë duke marrë çmimin e mirënjohjes për interpretimin orgjinal dhe duartrokitjet e shumta të publikut në Serbi.