Flotës së Urgjencës i shtohen 32 autoambulanca të reja, shpërndarja në çdo qark

199

Flotës së autoambulancave të Urgjencës Kombëtare iu shtuan 32 mjete të reja me të gjitha pajisjet bashkëkohore jetëshpëtuese, duke vendosur një standard të ri.

Flota e re e autoambulancave do të ketë një shtrirje të Urgjencës Kombëtare në 8 qarqe.

Edhe personeli i Urgjences eshte dyfishuar dhe ka 448 mjekë e infermierë më shumë e personel mbështetës.

sipas statistikave 49 mijë njerëz shqiptarë e të huaj janë shërbyer në qendrat shëndetësore turistike nga qershori deri në shtator.