FOTO/ Fermeri nga Zagoria, historia frymëzuese e Pëllumbit dhe përfshirja në skemën e subvencionit

54

Pëllumbi nga Zagoria, është një prej mijëra fermerëve që kanë përfituar këtë vit mbështetje me subvencione nga buxheti i shtetit pas aplikimit në portalin e-Albania.

Ai, pas aplikimit në skemën e subvencionit, është shpallur fitues dhe aktualisht ka 1500 krerë dele.

Nga ana e tij, blegtori Pëllumb Koko thotë se ka aplikuar në muajin prill dhe ka dalë fitues i skemës së subvencionimeve.

“Ndodhemi në fushën e Çajupit në zonën e Zagorisë. Kemi 1500 krerë dele, një mijë krerë i kemi të matrikulluara. Në prill kam aplikuar përmes internetit për skemën e subvencionimeve dhe kam dalë fitues. Nxis blegtorë të tjerë për t’u marrë me blegtori, sepse Shqipëria i ka të gjitha kushtet. Është një zanat shumë i vështirë, por është më fitimprurësi”, -tha Koko.