FOTO/ Merr formë këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë

160

Nga një pirg me plehra që shkaktonte ndotjen jo vetëm të ambientit përreth, por edhe të Liqenit Artificial, pjesa jugore e Parkut të Madh po kthehet në një shesh rekreativ të gjelbëruar e çlodhës.

Kjo hapësirë do të ketë gjithashtu një kënd lodrash për më të vegjlit por edhe sipërfaqe të gjelbra për të krijuar vende çlodhëse për çdokënd që do të shëtitë buzë shëtitores së re. Puna për gjelbërimin e kësaj zone ka nisur edhe më herët ndërsa tani kujdesi i punonjësve të APR-së është përqendruar te rrugicat përreth sheshit.

Sheshi i ri Rekreativ në jug të Parkut do të jetë këndi i dytë më i madh i lodrave në Tiranë pas atij në pjesën e Amfiteatrit.