FOTOT/ E rrallë, shqiponja perandorake (Aquila heliaca) shfaqet në Shqipëri

534

Një tjetër Shqiponjë perandorake (Aquila heliaca) shfaqet në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Kësaj rradhe informacioni vjen nga transmetuesit satelitorë të vendosur nga kolegët tanë çekë, që falë programit PannonEagle Life kanë pajisur me transmetues dy Shqiponja perandorake të lindura në 2018.

Shqiponja perandorake është shpend shumë i rrallë në Shqipëri. Ajo shfaqet kryesish në periudhat e shtegtimit vjeshtor apo pranveror. Sikurse ky individ i raportuar pak ditë më parë nga miku i AOS David Horal.
Shqiponja perandorake KITE44 hyri nga Mali i Zi në Shqipëri më 17 Tetor 2018 dhe kaloi natën në veri-lindje të Shkodrës. Më 18 tetor, KITE44 u nis nga Shkodra, kaloi mbi liqenin e Fierzes, më pas pranë Pukës dhe mori më vonë drejtimin e zonës Kukës-Peshkopi për të kaluar mbi Korab dhe Maqedoni.
Sot ajo ndodhet në jug-lindje të Peloponezit (Greqi) ku me shumë gjasa edhe do të dimërojë.Ky lajm i fundit pritet të ndryshojë dhe hartën botërore të shpërndarjes së Shqiponjës perandorake ku pritet që prania e saj gjatë shtegtimit të shënohet edhe në Shqipërinë veriore.