FOTOT/ Kopshti “Lidhja e Prizrenit” në Kamzë fiton çmimin ndërkombëtar të arkitekturës

36

Kopshti i ri i “Lidhja e Prizrenit” në Kamzë, ka fituar çmimin ndërkombëtar të arkitekturës “BigSEE Architechture Award 2021”. Kopshti “Lidhja e Prizrenit” në Kamzë u rindërtua nga fillimi, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në këtë kopsht mësojnë 224 fëmijë.

“Kopshti “Lidhja e Prizrenit” synon të krijojë hapësira bashkëkohore edukative që përshtaten me nevojat e ndryshme të fëmijëve.Projekti buron nga koncepti sipas të cilit aktivitetet në natyrë janë vendimtare për zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve. Pra, ishte e nevojshme të kishim një “hapësirë jashtë” por, brenda territorit të kopshtit gjatë ditëve me shi. Kjo hapësirë shërben si një vend për disa tubime dhe aktivitete. Për më tepër, ndarësit e klasave janë prej xhami për të lehtësuar hapjen dhe komunikimin, vizual dhe fizik, me oborrin e brendshëm. Një tipar tjetër dallues është fasada. Për shkak se kjo qendër është afër banesave, fasada e dyfishtë mundëson privatësinë e kërkuar dhe ofron një pikë referimi vizuale në zonë. Fasada me një si derë nga oborri ndikon në mënyrën se si dritat natyrore hyjnë në ndërtesë dhe kontribuojnë në ajrosjen natyrale. Ngjyrat e fasadës përfaqësojnë karakterin e gjallë të ndërtesës, duke tërhequr interesin dhe angazhimin e fëmijëve”, thuhet në faqen e “BigSEE ARCHITECTURE AWARD 2021”.