FOTOT/ Nxitja e sportit, ndërtohet një fushë e re basketbolli në Tiranë

11

Në kryeqytet është gati terreni më i ri sportiv, që do t’u shërbejë të rinjve për një jetë aktive në natyrë.

Një fushë e re basketbolli rreth 200 m2 pranë rrugës “Emil Legrand” në Tiranë do të zëvendësojë atë ekzistuese, e cila përbënte shqetësim për banorët.

Fusha e re do të jetë më larg objekteve të banimit dhe e rrethuar me gjelbërim, çka do të shërbejë dhe si barrierë akustike në zonë.