Funksionaliteti i ri i WhatsApp e bën më të lehtë dërgimin e videove të shkurtra

2

Funksionaliteti më i fundit i WhatsApp është mundësia për të dërguar video mesazhe të shkurtra ngjashëm me mesazhet zanore që shërbimi aktualisht i ofron.

CEO i Meta Mark Zuckerberg publikoi një klip të funksionalitetit në veprim. Sipas postimit në blog nga WhatsApp, mesazhet mund të jenë deri në 60 sekonda dhe automatikisht do të luhen pa zë kur marrësi hap një bisedë.

Kujtojmë se mesazhet zanore nuk luhen automatikisht dhe mund të jenë të gjata sa dëshiron përdoruesi.

Ju mund të dërgoni një video mesazh duke klikuar ikonën ekzistuese të mesazheve zanore dhe kaluar në modalitetin video.

WhatsApp ka ofruar prej kohësh mundësinë për të dërguar video, por funksionaliteti i ri heq disa hapa në këtë proces duke e bërë më të shpejtë dhe të lehtë.

Funksionojnë në të njëjtën mënyrë si mesazhet zanore. Opsioni i ri është lançuar gradualisht në iOS dhe Android të prej muajit të kaluar.

/pcworld.al