Guida online/ “AgroTime AL”, si të vizitoni me një klik 260 ferma e rrugëtime turistike

179

Agroturizmi me një klik është aplikacioni i ri “AgroTime AL”, një guidë online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që të ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar.

Janë 260 ferma turistike dhe rrugëtime drejt staneve, verës, ullirit, agrumeve, midhjes dhe peshkut në një aplikacion të vetëm, që u vlen agrosipërmarrësve dhe vizitorëve të këtyre pikave të bukura të Shqipërisë.

Falë mbështetjes me grante dhe një pakete të veçantë me lehtësi fiskale, agroturizmi është një realitet i ri për zonat rurale, në ndihmë të ekonomisë lokale sot e të asaj kombëtare nesër.

Të gjithë mund të shkarkojnë aplikacionin “AgroTimeAL”, që është nisma më e re që sjell agroturizmin shqiptar në smarfonin e gjithkujt.