Lajmi i mirë/ Pas 94 vitesh, Korça do të ketë sërish aeroport. Ja projekti

83

Pas 94 vitesh, Korça do të ketë sërish aeroport.

Qeveria planifikon ndërtimin e aeroportit të Lumalasit në Korçë, një projekt me një ndikim të konsiderueshëm në zhvillimin e turizmit në këtë rajon.

Tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit për këtë projekt, studim i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me kërkesë të këshillit bashkiak të Korçës.

Projekti për ndërtimin e aeroportit të Lumalasit ka një vlerë investimi 25 milionë euro, dhe parashikohet të realizohet hap pas hapi.

Fillimisht ai do të funksionojë për uljen e avionëve të vegjël turistik, për aviacionin e përgjithshëm dhe më pas synohet vendosja e tij në eficencë si një aeroport low cost me linja ndërkombëtare.

Pas 94 vitesh, tashmë Korça do të ketë sërish një aeroport funksional. Nga viti 1924-1944, Korça kishte aeroportin e vetë funksional, i cili përdorej kryesisht për transportin e brendshëm ajror dhe që siguronte lidhje me Tiranën, Peshkopinë, Shkodrën etj.