Investimet e brendshme për transportin rrugor

0

Shpenzimet kapitale për vitin 2024 llogariten 55.8 miliardë lekë, nga të cilat 27.6 miliardë lekë janë financim i brendshëm dhe pjesa tjetër janë financim i huaj.

Investimet në transportin rrugor vitin që vjen llogariten 23.1 miliardë lekë, në transportin detar investimet llogariten 8.8 miliardë lekë, në transportin hekurudhor 4.2 miliardë lekë, transportin ajror 27 milionë lekë.

Për sistemin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve do të investohen 11.5 miliardë lekë, ndërsa për mbështetjen e sektorit energjetik është planifikuar një fond prej 3.2 miliardë lekësh. Për planifikimin urban është parashikuar një fond prej 196 milionë lekësh.

Duke përdorur edhe fondet e Bashkimit Europian do të marrin një vëmendje të veçantë edhe programe dhe projekte që kanë qenë disi të fjetura në vitet e mëparshme.

Transporti rrugor mbetet prioritet i qeverisë. Investimi në këtë sektor do të japë mbështetjen maksimale për zhvillimin ekonomik, në funksion të turizmit apo në funksion të zhvillimit industrial e urban.

Investimet në sistemin energjetik i shërbejnë objektivit prë të shndërruar Shqipërinë në një vend eksportues neto në vitin 2029.

/ata.gov.al