Itali, prodhimet shqiptare në panairin “Terra Madre Salone del Gusto”

187

Prodhimet shqiptare si vaji i ulliri i Elbasanit, mjalti i Kelmendit dhe glikotë e Përmetit do të prezantohen në edicionin e 12-të të panairit “Terra Madre Salone del Gusto”, që do të zhvillohet nga 20-24 shtator në Torino, Itali.

Tregu Ndërkombëtar, i vendosur në Lingotto Fiere dhe Oval, do të ekspozojë produkte të shumta lokale nga Gadishulli Ballkanik: Nga Shqipëria, publiku do të jetë në gjendje të shijojë dhe të blejë Përmet Gliko (Slow Food Presidium), vajin ekstra të virgjër nga Elbasani dhe mjaltin e prodhuar në rajonin e largët alpin të Kelmendit; nga Bosnja dhe Hercegovina, Pozegaca Plum Slatko (Sloë Food Presidium), fasulet Poljak, si dhe një varietet të lashtë misri nga Dubica.

Një hapësirë e Tregut ndërkombëtar do t’i kushtohet Kuzhinave Terra Madre, ku kuzhinierë nga katër kontinente do të përgatisin gatime autentike, duke përdorur produkte nga vendet e tyre të origjinës. Në këtë hapësirë, publiku do të mësojë më shumë rreth shijeve tradicionale të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë.