Ja si do funksionojë shërbimi i Urgjencës 24 orë në gjithë vendin

470

Qendra e Komandës së Kontrollit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në vend do të fillojë të jetë prezente në të gjithë vendin në datën 3 prill.

Si e tillë stafi i urgjencave mjekësore, pas ristrukturimit të tyre do të ofrojnë shërbimin 24 orë në 7 ditë, ku qytetarët mjafton të telefonojnë në numrin falas 127 dhe 112, për çdo urgjencë mjekësore që kanë.

Personi që pret telefonatën do të jetë gjithmonë personel i trajnuar, i cili do të orientojë telefonuesin për t’i ardhur në ndihmë sa më mirë, në të njëjtën kohë do t’i kërkojë të qëndrojë në linjë për t’u informuar për çdo të re të pacientit.

Sipas investimeve në infrastrukturë, synimi është që një autoambulancë, me stafin mjekësor, ku përveç drejtuesit të mjetit do të jetë një mjek dhe një infermier, duhet të mbërrijnë tek pacienti maksimumi për 12 minuta, brenda në qytet dhe në zonant rurale maksimumi 20 min.

Qendrat e Shërbimit të Ugjencave janë të shpërndara në zona të ndryshme të kryeqytetit, kjo me qëllimin e vetëm për të qenë sa më pranë pacientëve dhe për të ulur riskun nga largësitë gjeografike të urgjencës me pacientin.

Në shërbimin e ri të Ugjencës Mjekësore dhe me mënyrën  e re te kontrollit që ofron Qendra e Komandimit do të sigurojë që pacienti të mbërrijë në Qendrën Shëndetësore shumë me shpejt se ka qenë dikur.