Ja tarifat e reja për kategoritë e targave të veçanta

79

Drejtoria Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi disa ndryshime në marrjen e targave të veçanta, të cilat kanë edhe tarifat përkatëse.

Targat e veçanta për automjetet janë: Kategoria A së cilës i përkon tarifa prej 30,000 lekë dhe përmban targat si 001, 007 dhe tre numrat e njëjtë 111, 222,…,999.

Së dyti është kategoria B që i përkon tarifa 20,000 Lekë dhe përmban targat që fillojnë me dy zero përveç 001 dhe 007. Pra nga 002, 003,…,009. Po ashtu targat që mbarojnë me dy zero 100, 200,…,900 dhe  targat me dy numrat anësor njësoj, pra që kanë zero në mes 101, 202,…,909

DPSHTRR njoftoi se në të dyja rastet, plus tarifën bazë të regjistrimit të mjetit është kosto totale e këtij procesi. Ndërkohë që zgjedhja e targave bëhet vetëm online.