Ju ka skaduar karta e ID? Mos u shqetësoni, ja deri kur janë të vlefshme (Vendimi)

66

Qeveria shqiptare ka vendosur të shtyjë vlefshmërinë e kartave të identitetit që skadojnë brenda vitit 2020, deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Këshilli i Ministrave miratoi një shtesë në ligjin për “Letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”. Në vendimin e marrë nga qeveria theksohet se shtetasit shqiptarë që kanë në posedim letërnjoftim ID (karta identiteti) që skadojnë brenda vitit 2020, do të kenë mundësi të përdorin këtë letërnjoftime dhe përtej këtij afati, deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.” Ky akt normativ hyn menjëherë në fuqi.

Një javë më parë qeveria shqiptare ndërmori një hap të ngjashëm dhe me pasaportat biometrike, duke i ardhur në ndihmë kështu qytetarëve shqiptarë.  Në rastin e pasaportave vlefshmëria e pasaportave, që skadojnë brenda vitit 2020, do jenë të vlefshme deri në 31 dhjetor të vitit 2020.