Kompania e njohur vjen në Shqipëri, 6.5 mln euro investim dhe 660 të punësuar

145

Një ndër kompanitë e njohura në botë për prodhimin e elementeve elektrike të automjeteve ka hyrë zyrtarisht në Shqipëri, ku do të zhvilllojë aktivitetin e saj. Kompania nga Koreja e Jugut “Yura Corporation”  ka vendosur të zhvillojë aktivitet në Shqipëri pas negociatave të zhvilluara më herët.

Referuar njoftimit zyrtar, plani i biznesit i propozuar nga kjo kompani synon zhvillimin e zonës më një sipërfaqe rreth 4.9 ha, pronë shtetërore, e njohur si “Baza e Tubove” që ndodhet në Zhupan të Fier.  Kjo zonë është përcaktuar si zonë me përparësi zhvillimi për këtë industri nga qeveria në 2018.

Aktiviteti ekonomik i “Yura””, do të fillojë në vendin tonë brenda vitit 2019, ku do të punësohen  rreth 600 punonjës, ndërsa vlera e  investimit  është parashikuar 6,5 milion euro në fazën e parë. Faza e dytë e këtij projekti parashikon një ri-investim me 13 milion euro dhe numrin e punonjësve me 1100 vetë.

Në planet afatgjata kompania parashikon edhe hapjen e dy fabrikave të tjera në Shqipëri, me një numër total punonjësish rreth 4000 vetë.

Aktualisht “Yura” operon në shumë vende 12 vende të botës,  me 60 fabrika në sektorin e prodhimit të sistemeve elektrike dhe pjesëve elektrike për automobilë, për kompani, si:  Kia dhe Hyundai, AUDI, dhe Mercedes-Benz.