Lajm i mirë për të burgosurit

223

prison-officer-with-keys

Amnistia me rastin e festave të fundvitit, pritet të përfshijë të gjithë të burgosurit, me përjashtim të atyre që janë me burgime të përjetshme.

Drafti është duke u hartuar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila me gjasa do të propozojë që të gjithë të dënuarve t’u falet nga një vit nga dënimi që ju ka mbetur.

Janë rreth 4 mijë të dënuar që do të përfitojnë, prej të cilëve rreth 1 mijë pritet të lirohen menjëherë.

Të dënuarit që pritet të lirohen janë kryesisht të dënuar për vjedhje ose rilidhje të energjisë ndërtime të paligjshme apo dhe për drejtime mjeti nën efektin e alkoolit ose pa patente.

Burimi: Top Channel