Lehtësira për emigrantët/ E-albania vjen me shërbime të reja për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit

127

Në portalin qeveritar e-albania, janë shtuar shërbimet për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

E-albania njofton se ata mund të aplikojnë për;  Vërtetim mbi Verifikimin e Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) dhe Vërtetim mbi Verifikimin e Lejes së Drejtimit për Denoncim ose Konvertim.

Për aplikimet për Dëshmi Penaliteti dhe vërtetim për verifikim patente përdoruesit e portalit pas plotësimit të formularit dhe autorizimit të nënshkruar për kryerjen e verifikimeve të nevojshme nga përfaqësues të ambasadës ose konsullatës, njoftohen se aplikimi është pranuar.

Aplikuesit informohen me anë të e-mail-it për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

Dokumentet e mësipërme, për të cilat aplikuesit janë të interesuar, dërgohen me postë, në adresën e shënuar nga vetë ata brenda harkut kohor dyjavor.

E-Albanias gjatë 2018-s numëron  162 540 përdorime të shërbimeve konsullore, të cilat i kryeson si i përdorur më shumë shërbimi: Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti.