Mbi 5,6 milionë turistë vizituan Shqipërinë këto 11 muaj, ja surpriza e nëntorit

84

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në 11-mujorin e vitit 2018 është 5 646 104 duke u rritur me 16,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Sipas INSTAT, në nëntor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 108,9%, ulje kanë pasur shtetasit nga Kosova me 26,6 %.

Në 11-mujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe 34,5%.

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin nëntor 2018, është rritur me 2,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.