Mbikalimi i Fllakës/ Nisin punimet për ndërtimin e një kryqëzimi (FOTOT)

51

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka filluar puna te Mbikalimi i Fllakës për ndërtimin e një kryqëzimi në disnivel në mënyrë që të krijohet akses në autostradë duke i ardhur në ndihmë bizneseve dhe banorëve nga të dyja anët e autostradës.

Sipas njoftimit projekti konsiston në ndërtimin e katër rampave që lidhin mbikalimin e Fllakës me zonën “Maliq Muco” dhe zonën e “Fllakës”.

ARSHH bën me dije se rampat do të krijojnë mundësinë e aksesit për dalje dhe hyrje në autostradë për të dyja zonat, duke rritur sigurinë rrugore dhe duke shmangur aksidentet e mundshme.