Merr formë Sheshi i Çerçizit

2

Projektet transformuese urbane po vijojnë edhe në Gjirokastër, qytetin e rilindur të UNESCO-s, ku kantiere të hapura në zona të ndryshme të qytetit, vijojnë të plotësojnë dita-ditës mozaikun e rilindjes urbane.

Zona do të jetë e tëra këmbësore, ndërkohë që poshtë saj është ndërtuar e funksionon tanimë parkimi i madh nëntokësor, që ka zgjidhur njëherë e mirë gangrenën e krijuar në dekada prej uzurpimit të sheshit nga autobusët e mikrobusët.

Projekti çliron frymëmarrjen e këtij destinacioni turistik që këtë vit ka kaluar shifrën e 300 mijë vizitorëve nga e gjithë bota dhe së shpejti do të kapë numrin e paimagjinueshëm deri disa vite më parë të gjysmë milionë turistëve.

Tashmë po punohet në fazën e dytë të parkimit. Sipas tij, për periudhën qershor-shtator të ardhurat nga ky parkim nëntokësor në buxhetin e bashkisë janë të konsiderueshme.

Faza e dytë e projektit që po bëhet në bashkëpunim me FSHZH përfshin punimet për arredimin e sheshit.

Parkimi është me 3 kate dhe ka një kapacitet prej 300 makinash.

/ata.gov.al