Muzeu Historik një prej destinacioneve të turistëve, mbi 13 mijë gjatë korrikut

1

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, i cilësuar si një atraksionet kulturore dhe historike më të vizituara në kryeqytet gjatë korrikut ka shënuar një numër të lartë vizitorësh.

“Në muajin korrik muzeu u vizitua nga 13 546 vizitorë në total, ose 141% më shumë vizitorë në total në krahasim me muajin korrik të vitit 2022 që kishte 5 614  vizitorë në total”, theksoi Muzeu Historik Kombëtar.

Vizitorët vendas e të huaj interesohen për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.

Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Muzeu ekspozon pasuritë e tij nëpërmjet tetë pavijoneve. Pavijoni i Lashtësisë është nga më të pasurit në Muzeun Historik Kombëtar, me afro 400 objekte të ndryshme.
Në stendat e muzeut gjenden objekte që i përkasin epokës së Bronzit (2100-1200 para Krishtit), si dhe objekte të epokës së Hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e ilirëve.

/ata.gov.al