Në Lezhë mbahet ‘Shega fest’, edicioni i dytë i panairit të frutave

25

Këngët, vallet dhe gatimet tradicionale të zonës u bënë bashkë në edicionin e dytë të festës së panairit “Shega fest”, në qytetin e Lezhës.

Përveç promovimit të vlerave të frutit të shegës, si fruti më i kultivuar që po pasuron gastronominë ë restorantëvë të zonës pjesë e edicionit të dytë të “Shega Fest” u bë dhe kostumografia dhe kultura etnografike e qytetit verior.

Një festë tradicionale, panairi “Shega Fest” organizohet cdo vit në Lezhë duke promovuar vlerat kulturore dhe agroturistike të zonës.