Në qendër të “Zogut të Zi”, vendoset kryevepra e skulptorit shqiptar me famë botërore

167

Tirana ka tashmë një tjetër vepër të mirëfilltë artistike. Bëhet fjalë për skulpturën e Helidon Xhixhos, një nga artistët më të njohur shqiptarë dhe më të kërkuar në Evropë dhe Amerikë, e cila është vendosur në një nga nyjat më të rëndësishme të Tiranës, siç është rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”.

Skulptura e krijuar nga Xhixho paraqet një vepër abstrakte, të shndritshme dhe që vjen si një stoli shtesë për rrethrrotullimin e “Zogut të Zi” që i është nënshtruar gjithashtu rikualifikimit.

Vepra e Xhixhos është projektuar si dy piramida të parregullta të balancuara me përpikmëri njëra mbi tjetrën, që pasqyrojnë dy përqasje të ndryshme.